close
Top LajmeVendi

MESAZHI I BFI-SË: MIRËNJOHJE PËR DISIPLINËN GJATË PANDEMISË

download (2)

Nesër besimtarët mysliman kremtojnë Festën e Madhe të Fitër Bajramit, në kohën kur I gjithë globi përballet me pasojat nga pandemia e COVID-19.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme, miratoi vendimin që për ditën e parë të Fitër Bajramit, të Dielën më 24 Maj, ora policore të fillojë në orën 11.00. Kjo do të thotë se besimtarët do të kenë mundësi që Namazin e Bajramit ta falin nëpër Xhami. Kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, ka bërë thirrje për kujdes ndaj shëndetit, sic thotë deri në përfundimin e pandemisë.

“Tregoni kujdes për shëndetin e juaj deri në eliminimin e tërësishme të masave që po i imponon pandemia sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim i rëndësishëm fetar islam”, tha Rexhepi.

Kreu I BFI-së ka shprehur mirënjohje për besimtarët, të cilët gjatë Muajit të Ramazanit kanë respektuar rekomandimet dhe masat e autoriteteve.

“Në veçanti për seriozitetin dhe disciplinën me të cilat dëshmuat botëkuptimet e juaja civilizuese pas hapjes së xhamive”,tha Rexhepi.

Në mesazhin e urimit, Kreu I BFI-së ka theksuar se ky Ramazan I gjeti myslimanët nëpër botë në një situatë ndryshe për shkak të restriksioneve nga COVID-19, por, sic tha, vetëm nga forma e jashtme e tij.

“Brëndia e Muajit të Bekuar, përkundër pandemisë që imponoi masa të shumta, ishte e pandryshuar sikur në pesëmbëdhjetë shekujt e shkuar të Islamit. Në fakt, kam bindjen se Ramazani që po e përcjellim na bëri edhe më të fortë”, tha Rexhepi.

Sipas masave të publikuar paraprakisht nga Bashkësia Fetare Islame, besimtarët duhet që Namazin e Sabahut ta falin nëpër shtëpitë e tyre, kurse për Namazin e Bajramit, që duhet të zgjasë 10-15 minuta, duhet të zbatohen të gjitha masat mbrojtëse, sic janë mbajtja e maskave, distancës fizike, marrja e sexhadeve me vete, dezinfektimi dhe masat tjera. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia