close
Vendi

MESAZHI I TË RINJVE PËR SAMITIN E KLIMËS KOP-26

COP26_Logo

BUSHESKA: NUK KA TË VEGJËL DHE TË MËDHENJ NË LUFTËN ME NDRYSHIMET KLIMATIKE

Samiti i klimës KOP26 në Glasgou, para një muaji mori mesazh nga të rinjtë në botë, me idetë e tyre për të vepruar në drejtim të uljes së dëmtimit të natyrës, të cilin të rriturrit, tani, ua përcjellin gjeneratve të ardhshme. Njëra nga delegatet që mori pjesë në hartimin e “Deklaratës së të rinjve”, 19-vjeçarja Angela Busheska nga Struga, eko-aktiviste dhe krijuese e aplikacionit për ngritjen e vetëdijes për mosndotje, në bisedë për Klan Maqedoni, thotë se është koha që ndryshimet klimatike të jenë pjesë e arsimit në shkolla, por edhe në të gjitha institucionet që merren vendime për të ardhmen.

Askush nuk është shumë i vogël që të veprojë kundër ndryshimeve klimatike, thotë e reja Angela Busheska, studente bursiste në SHBA dhe thekson se planeti mund të ndihmohet edhe blerjen e më pak veshjeve, vozitjen e biçikletës ose monopatit elektrik. Përmes aplikacionit EnRut që vetë e ka krijuar, i motivon të rinjtë pikërisht për hapa të tillë.

ANGELA BUSHEVSKA, EKO-AKTIVISTE

“Me aplikacionin tim EnRut dëshiroj që së pari të dëgjohet zëri, sa më shumë të flitet për klimën. Me EnRut arritëm që rreth 2 mijë të rinjë nga vendi t’i motivojmë për aksionin klimatik. Së pari ta kuptojnë çfarë do të thonë ndryshimet klimatike dhe së dyti, cilat janë përfitimet për ne dhe për vendin në qoftë se kalojmë më shumë kohë në natyrë, në qoftë se blejmë më pak fest-feshën. Kemi arritur ta thyejmë akullin dhe t’i nxisim të rinjtë të mendojnë.”

Në qoftë nuk arrihen qëllimet e përcaktuara dhe të frenohen ndryshimet klimatike, disa pjesëve të botës u kërcënohet zhdukja dhe për këtë arsye aksioni i përbashkët i politikanëve të mbledhur në KOP26 dhe i secilit individ është i domosdoshëm, shton Angela.

ANGELA BUSHESKA, EKO-AKTIVISTE

“Këtu në Nju Jork është vendosur një orë klimatike, që tregon edhe sa kohë na ka mbetur në qoftë se nuk veprojmë. Ajo tregon rreth shtatë vite. Që do të thotë se në qoftë se nuk veprojmë për shtatë vite do të ndodhin ndryshime të mëdha në planetin tonë, të cilat nuk dëshirojmë t’i shohim. Nju Jorku, si qytet që është afër oqeanit mund të zhduket plotësisht. Dhe një numër i madh i vendeve tjera. Kështu që definitivisht vendimet në nivel botëror do të thonë jetë.”

Eko-aktivistët e rinj në takimet me politikanët, që i kanë paraprirë samitit në Glasgou, kanë kërkuar që deklarata e hartuar me propozimet e tyre sa më shpejt të realizohet në praktikë.

ANGELA BUSHESKA, EKO-AKTIVISTE

“Vetë deklarata është pjesë e kushtetutës së Kombeve të Bashkuara, për të rinjtë, e cila quhet “Jango” dhe atje ka përfaqësues që do ta mbështesin, deklarata të mos jetë vetëm një fletë letre në mesin e dokumenteve, por të sigurojnë se secila pikë nga gjithsejt 41 faqe të analizohet. Duke qenë se vetë Kombet e Bashkuara, për herë të parë e kërkuan këtë nga ne dhe shpresoj se ajo që e kemi bërë për një ose dy muaj vlen dhe për 10 vite do t’i shohim rezultatet.”

Vendet si Maqedonia e Veriut, që janë vonë me tranzicionin energjetik dhe ende mbështeten në lëndë fosile, presin që në samitin KOP26 të arrihet marrëveshje për shpërndarjen e drejtë të fondeve të mëdha ekologjike për transferimin drejt burimeve të pastra të energjisë, por edhe krijimin e kapaciteteve për përfshirje sa më të madhe të të rinjve në lëvizjen për klimën, nga e cila varet e ardhmja e tyre./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia