close
Teknologji

MESAZHI MË I THJESHTË I DËRGUAR SHITET PËR NJË SHUMË MARRAMENDËSE

mmery-xmas

Mesazhi i parë që është dërguar ndonjëherë shkruante “Gëzuar Krishtlindjet” dhe u shit për 107.000 Euro në një shtëpi ankandi në Paris.

Ky tekst u shit si “NFT” që do të thotë pjesë unike, e cila nuk mund të zëvendësohet nga asgjë tjetër. Pra, nëse shkëmben një bitcoin me një tjetër, kjo është të marrësh të njëjtën gjë, por shkëmbimi i NFT-ve jep produkte tërësisht të tjera.

Këto objekte dixhitale tregtohen që prej vitit 2017 dhe përmbajnë imazhe, video, muzikë dhe tekst që ndodhen në një zinxhir të dhënash në kompjuterë të ndërlidhur. Secila prej tyre ka një firmë dixhitale unike.

Shitja e materialeve të paprekshme nuk është e ligjshme në Francë, ndaj shtëpia e ankandeve e ka paketuar mesazhin në një kornizë dixhitale ku duket kodi dhe protokolli i komunikimit. Blerësi do të marrë kopjen e protokollit origjinal që transmetoi mesazhin./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia