close
SportTop Lajme

MESI FITON “TOPIN E ARTË” – I SHTATI NË KARRIERË

163934-mesi-za-33-glasa-go-pobedi-levandovski-foto

Superylli argjentinas Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” të shtatë në organizim të magazinës prestigjioze franceze “France Football”.

Mesi pas vitiy 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019, këtë vit sërish është shpallur më I miri pasi me Argjentinën fitoi “Copa America”, por si asnjëherë më parë, me një rezultat të ngushtë duke mposhtur rivalin e tij Robert Levandovskin për vetëm 33 vota.

Mesi fitoi 613 vota derisa Levandovski fitoi 580, kurse në vendin e tretë u rendit reprezentuesi Italian Zhorginjo, I cili me Italinë fitoi Kampionatin Evropian të Futbollit në vitin 2021.

Qëmoti zhvillohen debate në opinionin nëse Mesi e ka merituar që këtë vit të shpallet futbollist I vitit, por argjentinasi fitoi në një zgjedhje ku shumica nuk janë pajtuar. Si fitues shumica e kanë konsideruar Levandovskin, me qëllim që të shlyhet padrejtësia për mosndarjen e këtij cmimi në vitin 2020 kur polaku ishte favorite kryesor.

Mesi pas ndarjes së topit të shtatë të artë, ka theksuar se Levandovski në vitin 2020 e ka merituar cmimin kurse “France Football” ka gabuar që nuk ia ka ndarë.

“Ishte nder të garoj me Ty, Robert. Mendoj se vitin e kaluar e meritove cmimin. “France Football” duhet ta ndajë për vitin 2020, e meriton dhe duhet të jetë në shtëpinë tënde” – ka deklaruar Messi.

Levandovski ka uruar fituesin e topit të artë.

“Fitova cmimin për sulmuesin e vitit, kurse asnjë futbollist nuk mund të fitojë cmime individuale pa një skuadër të fortë dhe tifozë lojal. Ju falënderoj për mbështetjen” – ka shkruar Levandovski.

Ndërkohë përmes një peticioni online, tashmë mbi 200.000 njerëz janë nënshkruar duke kërkuar që Levandovski të shpallet futbollisti më I mirë për vitin 2020.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia