close
Sport

MESSI DHE GUARDIOLA DHUROJNË NJË MILION EURO SPITALEVE

Messi guardiola

Lionel Mesi dhe Pep Guardiola i janë bashkuar nismës të ndërmarë së fundmi, për tiu ardhur në ndihmë spitaleve, për të luftuar Koronavirusin.

Mediat spanjolle raportojnë se si ylli argjentinas ashtu edhe trajneri i Mançester Siti, kanë dhuruar plot 1 milionë euro. Mesi do ta ndajë shumën në një klinikë në Barcelonë, qytetin ku ai është idhull, dhe një tjetër qendër mjekësore në vendin e tij, Argjentinë.

Me këto para, këto subjekte shëndetësore do të jenë në gjendje të blejnë materiale për të përballuar numrin e madh të pacientëve, të cilët do të duhet të trajtohen për shkak të kësaj pandemie. Gjeste këto për t’u përshëndetur nga 2 kampionë si Pep Guardiola dhe Lionel Mesi. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia