close
Sport

Messi ia sugjeron PSG-së transferimin e talentit të Lazios

lionel-messi-argentina-v-peru-fifa-world-cup-2022-qatar-qualifier-2021

Ylli i Paris Saint-Germain Leo Messi u befasua nga ylli i Lazios, Luka Romero dhe madje iu ka sugjeruar gjigantëve të Ligue 1 të nënshkruanin me 17-vjeçarin.

Romero u përfshi në skuadrën e Argjentinës për ndeshjet në mars, kur pati mundësinë t’i tregonte vlerën e tij trajnerit Lionel Scaloni dhe veteranëve Angel Di Maria dhe Messi.

Anësori sulmues premtues dhe i gjithanshëm do të mbushë 18 vjeç në nëntor dhe tashmë ka tërhequr shumë admirues, përfshirë bashkëkombasin e tij më të shquar.

Raportime të shumta në Itali sugjerojnë se Messi u befasua nga cilësitë e anësorit argjentinas, i cili është nën kontratë me Biancocelestët deri në vitin 2023, shkruan Footballitalia.

Gazeta Il Corriere dello Sport sugjeron se Messi madje u tha drejtorëve të PSG-së që të shqyrtonin një lëvizje për bashkatdhetarin e tij gjatë verës.

Megjithatë, Lazio do t’i ofrojë Romeros një vazhdim të kontratës pesëvjeçare në nëntor, sapo ai të mbushë 18 vjeç.

Lazio dhe Maurizio Sarri janë të kënaqur me zhvillimin e lojtarit, megjithëse Romero ka luajtur vetëm katër ndeshje në Serie A këtë sezon, duke bërë debutimin e tij në gusht në një fitore 6-1 në shtëpi ndaj Salernitana.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia