close
Sport

MESSI NË PARIS – NESËR PROMOVOHET TEK PSHZ-ja

A07FE42E-48D7-4313-89B0-3D3B3C259886

QINDRA TIFOZË PRESIN MESSIN NË PARIS


Në Barcelonë qajnë! Në Paris ka nisur festa! Në kryeqytetin francez ka mbërritur një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit, Leo Messi. Për ta pritur ishin me qindra tifozë. Ata shpërthyen në ovacione kur ylli argjentinas mbërriti në Paris dhe nga një dritare e aeroportit doli dhe i përshëndeti të gjithë.

Messi kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Këtu është Parisi”, moto e tifozëve të skuadrës së PSG. Pritet që shumë shpejt të hidhet firma mbi kontratë. 35 milionë euro në sezon, ose rreth 750 mijë euro në javë do të përfitojë Messi.

Ai do të gjejë në Paris ish-shokun e skuadrës Neymar. Po ashtu tifozët e futbollit janë të entuziazmuar të shohin bashkë me të, të luajë edhe një prej talenteve më të mira të futbollit, Kylian Mbappe.

Për nesër në ora 11.00 klubi parizien ka caktuar një konferencë për media ku do të bëhet promovimi i Messit – përforcimit bombastic të gjigandit francez të futbollit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia