Meta përshëndet votimin e propozimit francez nga Maqedonia e Veriut: I hap rrugën çeljes së negociatave

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur votimin e propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që i hap rrugë çeljes së negociatave për këtë shtet por dhe për Shqipërinë që janë bashkërisht në këtë proces.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share