close
Rajoni

Meta, vizitë zyrtare në Bullgari

ilirrmeta

Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Sofje të Bullgarisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i shtetit ka shkuar në Bullgari me ftesë të homologut të tij, Rumen Radev.

“I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev”, shkruan Meta në Facebook.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Presidenti Meta do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore të Bullgarisë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia