close
Top LajmeVendi

MIÇEL: MARRËVESHJA E PRESPËS ËSHTË SHEMBULL I MIRË QË DUHET SHPËRBLYER

micel-marreveshja-e-prespes-eshte-shembull-i-mire-qe-duhet-shperblyer_5d9320a80adb9

Perëndimi duhet të dëshmojë se shembujt pozitiv duhet të shpërblehen, ndërsa Marrëveshja e Prespës ishte shembull i tillë pozitiv. Ai hapi kapitull të ri në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dha mundësi për bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe e hapi rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Prespës ka efekt edhe ndaj të gjithë rajonit, ajo është rezultat i një sërë aktivitetesh dhe është moment i rëndësishëm për integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Këtë e porositi ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel në fjalimin në Samitin e “Ekonomist” që mbahet në Shkup.

Miçel edhe theksoi edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa si kyç për të ardhmen e rajonit i theksoi bisedat misi Beogradit dhe Prishtinës dhe fillimin e pritshëm të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në.

“Këto janë ngjarje pozitive të cilat nuk kanë qenë të imagjinueshme para ca kohësh. Bëhet fjalë për procese të thella. Ne në perëndim para ca kohësh kemi menduar se Ballkani nuk do të mund t’i bartë sfidat në kuptimin politik, ekonomik dhe të sigurisë por duket se këto kohëra kanë përfunduar. Rajoni dhe bota tani duken shumë më ndryshme në krahasim me vitet e 90-ta. Kanë kaluar 16 vite që kur në Selanik i është premtuar perspektiva evropiane Ballkanit Perëndimor. Përfundimisht presim që kjo të realizohet”, tha Miçel.

Paralajmëroi se nëse vendet e rajonit nuk bëhen pjesë e BE-së diçka tjetër do ta plotësojë këtë zbrazëti, pavarësisht nëse do të jenë Rusia dhe Kina apo përplasje të reja etnike.

“Duhet ta mbështesim rajonin edhe në aspektin ekonomik edhe në atë politik. Perëndimi duhet të shihet prej vendeve të rajonit si mjet për vendosjen e paqes dhe prosperitetit. Ndërsa shtetet në rajon duhet ta kuptojnë se nëse e pengojnë rrugën e fqinjëve të tyre, e pengojnë edhe rrugën e tyre”, tha Miçell.

SHBA, siç theksoi, nuk kërkon as territore as rajoni të varet prej tyre por të angazhohen për shtete të fuqishme demokratike të cilat munden të vendosin lirshëm se në cilën aleancë do të qasjen.

Ai vlerëson se Rusia dhe Kina kanë përparësi në rajon pasi besohet se ato i plotësojnë premtimet e tyre. Vizioni i Rusisë dhe Kinës për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, sipas tij, nuk parasheh liri dhe zhvillim të lirë të konkurrencës, por kufizim të tyre. Rusia e rrit ndikimin e vet në Evropën Lindore, si edhe Kina dhe përpiqen të fitojnë dominim gjeopolitik dhe ekonomik, por bëhet fjalë për modele autoritare ku i gjithë zhvillimi është i kushtëzuar me modele autoritare edhe prej ngjarjeve politike.

“Ballkani ka rëndësi të madhe që nga koha antike. Forcat e mëdha e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur rajonin, shfrytëzohet dobësia e shteteve të vogla që të fitohet dominim në rajon. Shfrytëzohen jotolerancat teknike si edhe problemet e brendshme në shtete”, tha ish-ndihmës i sekretarit për Evropë dhe Euroazi.

Shtoi se SHBA-ja po përpiqet të jetë e pranishme në rajon por se kjo duhet të jetë më e dukshme. “Qëllimi ynë është në rajon të ketë shtete demokratike të cilat do t’i respektojnë ligjet dhe në të cilat nuk do të ketë potencial për konflikte ndëretnike dhe të tjera, të ketë siguri politike dhe ekonomike, kundrejt vizionit tjetër për rajonin për regjime autoritare me korrupsion dhe jostabilitet. Duhet të jemi më të pranishëm dhe ta përforcojmë pozitën tonë në Ballkan. Duhet të kemi kujdes që të mos përsëriten tregimet e këqija të së kaluarës”, tha ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel në fjalimin në Samitin e “Ekonomist”.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia