close
Të ndryshmeTop LajmeVendi

Micevski: Qeveria në mënyrë të fshehur ka zhvilluar procesin e negocimeve

Screenshot_11

Pas takimit që realizoi Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel me Kordinatorët e grupeve parlamentare për tv Klan M u deklarua Kordinatori i Grupit Parlamentar i VMRO DPMNE NIkolla Micevski i i cili theksoi se Qeveria në mënyrë të fshehur ka zhvilluar procesin e nogociatave

“Ajo që përfaqëson shqetësim në gjithë këtë proces është se Qeveria në mënyrë të fshehur ka zhvilluar procesin e negocimeve. Ne si grup parlamentar kemi kërkuar nga Qeveria që të na informoj se për çfarë marrëveshje është arritur në Komisionin për Punë të Jashtme megjithatë nuk kemi pasur përgjigje tani pasiqë është përfunduar procesi i gjithë procesi ka ardhur në Parlament ndoshta se janë ndier më komod se kanë një numër të votave që të kalojnë disa konkluzione megjithatë mendoj se si kemi reaguar kur është sjellë marrëveshje për  bashkepunim të mirë rajonal edhe tani ka disa punë që nuk janë të mira dhe nëse nuk rregullohen RMV nuk do të filloj negociatat por vetëm do të gjendet në një rrugë ku nuk ka as dalje vërejtejet tona për marrëveshjen e bashkëpunimit të mirë rajonal  dhe vërejtejt tjera kanë stanguar dhe Qeveria nuk e shef të arsyeshme që të bisedoj me opozitën”, deklaroi Nikolla Micevski Kordinatori i Grupit Parlamentar i VMRO DPMNE./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia