close
Sport

Mick Schumacher bëhet sërfist

mick

Piloti i Formula 1 merr këshilla nga sërfistët më të mirë në Australi në pritje të garës së radhës


Piloti i Formula 1 Mick Schumacher vendosi që të lërë për disa momente makinën dhe të bëjë sërf, ndërsa po përgatitet për Çmimin e Madh të Australisë.

Piloti i skuderisë Haas mori udhëzime nga disa prej sërfistëve më të mirë profesionistë australianë si Isabella Nicols, Connor O’Leri dhe Bront Mecelei, ndërsa gjermani u përpoq që të përdorte aftësitë e tij si drejtues i Formula 1 në sërf.

Dhe Schumacher nuk i zhgënjeu yjet e sërfit, duke arritur që të mbante ekuilibrin mbi valë. 23-vjeçari u shpreh se këto leksionte do t’i shërbenin edhe në pistë.

“Sigurisht që është diçka që unë mund ta përdor në botën time. Ka të bëjë me marrjen e këtyre eksperiencave, duke i vënë në zbatim, e më pas të shikoj nëse ndonjë më shërben se si të përgatitem e t’i bëj ballë sfidave. Këtë do të marr nga kjo eksperiencë”.

Çmimi i Madh i Australisë do të mbahet në Melbërn të dielën më 10 Prill, në të njëjtën ditë ku sërfistët do të marrin pjesë në kampionatin e Ligës së Sërfit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia