close
Top LajmeVendi

Mickoski bën thirrje të largohet përqindja dhe badinteri

Screenshot_3

SELA: E LARGOJMË BADINTERIN, E VENDOSIM PARLAMENTIN DY DHOMËSH 

Tema e 20% edhe një herë aktualizohet, por kësaj radhe nga lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Sipas tij, është praktikë e shekullit të kaluar që të bisedohet nën prizmin e përqindjeve. Ka ardhur koha që të flasim për kualitet, aftësi dhe dije, thotë ai.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
Unë jam i bindur se pjesa më e madhe e atyre njerëzve të cilët janë pjesë e pakicës refuzojnë te jene pjese e përqindjes dhe duan të përparojnë sepse kane aftësi dije dhe duan të përparojnë. Unë i  inkurajoj disa liderë politik të RMV  të  lëshojnë shek. 20 dhe të koncentrohen në shek. 21 shekull në të cilin ne duhet të ecim përpara dhe duhet të bisedojmë për inteligjencë artificiale, të ndërtojmë shtetin sepse nëse vazhdojmë te bisedojmë për përqindje, të bisedojmë për badenterë, regjistrimi tjetër frikohem se do të jete edhe  200 mijë apo 3oo mije qytetare me pak dhe Maqedonia do te behet shtet i disa familjeve te pasura por për fat të keq do të jete e zbrazur.

E kreu i opozitës shqiptare, Ziadin Sela, përshëndet çdo iniciativë për largimin e përqindjes nga Kushtetuta. Ai thotë se do të pranonte ndonjë ide më efikase për parandalimin e majorizimit se badinteri, madje ka edhe propozim konkret.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
Në qoftë se më pyesni për heqjen e definicionit 20% dhe Maqedonia të definohet si shtet në të cilin ka dy gjuhë zyrtare: shqipja dhe maqedonishtja, po! Dhe unë përshëndes çdo politikan që është i gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë për këtë temë. Për temat tjera të cilat ju i hapni si Badenteri ose balancerin.
Balanceri është mekanizëm dhe këtë duhet ta dijë i gjithë opinioni. Mekanizëm i cili ka për qëllim që të ndalë majorizimin ose mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër. Tani, në qoftë se ndonjë aktor politik ka në mendje ndonjë mekanizëm tjetër që ndal majorizimin dhe që është më efikas se badinteri, po ne jemi të gatshëm që të bisedojmë. Biles ne kemi edhe propozim: Në qoftë se nuk ka badinter, ka parlament dy dhomash.
Ditë më parë, i pyetur pikërisht për çështjen e 20%, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ka vullnet të mirë nga të gjitha palët që të largohen nga Kushtetuta. Ai beson që në momentin e parë që të hapet Kushtetuta, 20% do të mbetet në të kaluarën. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia