Numri një i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski thotë se bllokada nuk është një veprim i mënjëhershëm që do të përfundojë sot dhe nesër.
“Ne do të bllokojmë Kuvendin si hap i parë. Të hënën kemi seancën e komitetit Ekzekutiv do të hapim diskutime për hapin e parë dhe të dytë. Kjo është një strategji që do të zgjas shumë, ky nuk do të jetë veprim i menjëhershëm që do të përfundojë sot dhe nesër. Kjo është strategji që do të zgjas, unë nuk pres që këto persona do ta lëshojnë lehtë karrigen që e mbajnë kaq fuqishëm, pasi ata e dijnë se asnjëherë më nuk do të kenë një mundësi të tillë. Kështuqë nga njëra anë u thonë mediave shikoni ne arritëm e prishëm rezistencën e VMRO-DPMNE-së, nga ana tjetër para ambasadave të huaja do të gjunjëzohen dhe do të thonë shikoni këta të VMRO-DPMNE-së po bllokojnë.” deklaroi Mickoski.
/KlanMacedonia/