close
Vendi

MICKOSKI: DO T`I FITOJMË SHUMICËN E KOMUNAVE

2D448094-544A-4765-BE39-01A7F0C8932A

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një prononcimi për mediat ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të Tetorit do të dalin me fushatë positive, me shumë projekte të reja, zgjidhje për problemet akute dhe me kandidatë të ndershëm që do të tregojnë se si punohet.

Lideri i opozitës maqedonase shprehet i bindur se do t`i fitojë këto zgjedhje.

“Këto ditë për ne janë shumë të rëndësishme. Unë jam i bindur se do të jenë të rëndësishme edhe për Kryetarët e ardhshëm të Komunave ose kryesuesit e këshillave ku koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Konform shifrave dhe hulumtimeve të fundit kjo fitore do të jetë e madhe dhe në pjesën më të madhe të komunave në Maqedoni” – tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, në këtë periudhë parazgjedhore, planifikojnë të zhvillojnë fushatë positive dhe se nuk do të merren me atë se sa kanë punuar Kryetarët e Komunave nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Sips tij, këtë qytetarët tashmë e dijnë.

“Në këto zgjedhje duam të dalim me fushatë positive, fushatë shprese, fushatë ku do të ofrohen zgjidhje për problemet akute për shoqërinë. Para së gjithash, këtu mendoj për luftën e pakompromis me krimin dhe korrupsionin, shumë projekte, realizime, llogaridhënie, transparencë dhe normalisht punë të ndershme nga të gjithë” – ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia