close
Top LajmeVendi

Mickoski: Duhet bërë presion Sofjes që të tërheqë veton ndaj RMV-së

mici-339659

Në lidhje me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut numri një i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në daljen e tij të fundit ka deklaruar se ai është optimist nëse me të vërtet Brukseli dëshiron të fillojë negociatat. Mickovski thotë se duhet ti bërë presion Sofjes që të tërheq veton e saj ndaj RMV dhe të fillojnë negociatat pasi ky popull meriton një gjë të tillë.

Kam optimizëm për prillin, majin dhe qershorin, e kështu me radhë deri në dhjetor e kështu me radhë vitin e ardhshëm. Gjithmonë ka optimizëm nëse Brukseli vërtet dëshiron që Maqedonia të fillojë negociatat.  Pa justifikime duhet bërë presion ndaj Sofjes që të tërheqë veton e saj, sepse ky popull ka treguar shumë herë në të kaluarën se ka vlera evropiane dhe se e meriton të fillojë negociatat, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia