PROTESTË E VMRO-DPMNE-së ME AUTOMJETE NË SHKUP
VMRO-DPMNE-ja opozitare pasdite ka organizuar protestën e radhës në Shkup. Protesta me automjete filloi nga dy lokacione, nga Qendrat sportive “Boris Trajkovski” dhe “Jane Sandanski” për t`u ndalur para Qeverisë, ku të pranishmëve iu drejtua lideri Hristijan Mickoski.
“Të mos lejojmë që Zaevi ta ndryshojë historinë, por ai të bëhet histori. Në këtë këmnyrë do ta shpëtojmë historinë tonë dhe dinjitetin tonë dhe vetëm kështu do të sigurojmë ardhmërinë. Dorëheqja është e pashmangshme. Të gjitha filmat nga ky njeri tashmë janë të qarta dhe të shikuara dhe optimisti I fundit dhe ai që është paguar në veprën dhe personalitetin e Zaevit është duke humbur optimizmin se me të vetëm do të humbim. Është si disfatë se nuk ka asnjë reagim të vetëm për ofendimet e dërguar në llogari të Maqedonisë sonë nga politikanë të lartë me të cilët Zaevi përqafohej në Sofje. Pyes sa ofendime duhet të durojmë nga Karakacanovi dhe Zaharieva, që Zaevi të kujtohet se ky popull është duke e paguar dhe është I detyruar t`I mbrojë interesat, dinjitetin dhe nderin” – tha Kryetari I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski./KlanMacedonia