close
Top LajmeVendi

Mickoski: Jam gati të bisedoj për përfshirjen e përqindjeve, badenterit …

278061596_535245077957423_7445998516187121137_n

THIRRJE QEVERISË TA PRANOJË KËRKESËN PËR NIVELIZIMIN E PAGAVE


Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend Hristian Mickoski i bëri thirrje qeverisë që të mbështesë kërkesën e VMRO-DPMNE-së për nivelizimin e pagave në përputhje me kompetencat e vendeve të punës, me qëllim rritjen e pagave në arsim. Mickovki njoftoi se partia e tij mbështet protestat e sindikalistëve.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Ne si VMRO-DPMNE dhe unë personalisht absolutisht i mbështesim protestat e këtyre njerëzve sepse është vetëm një proces praktik që pason procesin e nisur nga qeveria dhe kjo është rritja e pagës minimale. E inkurajoj qeverinë që të mbështet kërkesën e VMRO-DPMNE-së në Kuvend, miratimin e një ligji që do të nivelizojë pagat sipas kompetencave dhe kompleksitetit të vendeve të punës dhe në këtë mënyrë të parandalojë këtë shpërthim pakënaqësie midis punonjësve dhe në sindikata dhe midis punonjësve në arsim”

Mickoski mbetet në qendrimin se do të ketë zgjedhje të parakohshme, duke vlerësuar se sipas sondazheve të fundit, më shumë se 75% e qytetarëve mendojnë se qeveria aktuale po e çon Maqedoninë në drejtim të gabuar.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të merret me zgjidhjen e problemeve dhe do t’i zgjidhë problemet sipas mundësive që ka”

Kreu i VMRO-DPMNE-së, ka komentuar edhe kërkesën për ndryshime kushtetuese dhe ndryshimin e kategorisë 20%. Ai u zotua se është i gatshëm për të biseduar për gjithçka.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Jam i gatshëm të bisedoj për fshirjen e përqindjeve, jamë gati të bisedoj dhe pres mbështetje nga partitë tjera, për një njësi zgjedhore, jam gati të bisedoj për fshirjen e Badenterit, fshirjen e balancuesit, për shkak se shoh se parti të caktuara politike duan që gradualisht të dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Le të krijojmë një shoqëri ku do ta projektojmë nga sot në 50 vitet e ardhshme”

Këto komenti Mickoski i bëri në Kavadar në hapjen e tregut të gjelbër të ri të këtij  qytetit. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia