close
Top LajmeVendi

MICKOSKI: KËTË VIT DUHET TË KETË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Screenshot_5

“PETKOVI DHE TË TJERËT TË DËGJOJNË ZËRIN E POPULLIT DHE VMRO-DPMNE-së”


Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk pret ndryshime nga Qeveria e re, por, siç u shpreh, të vazhdojë politika e zaevizmit. Sipas Mickoskit, mandatari Dimitar Kovaçevskin nuk e ka legjitimitetin e popullit për të qenë Kryeministër I vendit, andaj vendit këtë vit I duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Pres që këtë vit të ketë zgjedhje. Kjo patjetër të bëhet, për shkak se duhet të jepet mundësia që populli të zgjedh qeveri politike. Qeveria frikësohet se VMRO-DPMNE do të shënojë fitore të madhe në këto zgjedhje dhe partnerët e koalicionit druajnë se nuk do të ketë kush ta shantazhojë VMRO-DPMNE-në, do të zhvillojë politika kundër krimit dhe korrupsionit, politika për reforma në shoqëri, ekonomi”

Lidhur me vizitën e Kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, në Shkup, Mickoski pret zgjidhje që nuk do të vendos për identitetin e popullit maqedonas dhe siç tha që do të jetë në pamëshirën e kryeministrit jolegjitim dhe negociuesit Buçkovskit.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Mandatuesi për përbërjen e re qeveritare nuk ka legjitimitet të negociojë për identitetin e popullit maqedonas, e aq më pak aventurieri Buçkovski të jep premtime dhe të shkel mbi pozitat negociuese që janë ndërtuar me vite. Pres, jo vetëm nga Petkovi por nga të gjithë që të dëgjohet zëri I popullit dhe partisë më të madhe politike në vend”

Këto komente kreu I opozitës maqedonase I bëri gjatë shënimit të Krishtlindjeve ortodokse duke ju dëshiruar të gjithë qytetarëve të vendit shëndet, mirëqenie, fat dhe harmoni, sic tha, së bashku mund t`I mposhtim sfidat në vitin 2022. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia