close
Vendi

MICKOSKI: KOALICION PLASTELINE – TË GJITHË TË PAKËNAQUR

mickoski

SYNOHET JETËGJATËSIA POLITIKE E LIDERSHIPIT TË LSDM-së

 Ky është një koalicion plasteline, një koalicion që synon ta zgjasë jetën politike të lidershipit të LSDM-së për disa javë dhe në të cilin nuk dihet se kush është I kënaqur, sepse të gjithë janë të pakënaqur. Kështu ka deklaruar lideri I VMRO-DPME-së Hristijan Mickoski, duke komentuar pakënaqësitë e partnerëve të koalicionit qeveritarë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO- DPMNE-së

Të gjithë atje janë të pakënaqur, në bisedimet me mua të gjithë janë të pakënaqur, atje nuk dihet kush është I kënaqur, madje edhe në LSDM mes vete shprehin pakënaqësi. Ky është koalicion plasteline, një koalicion që synon ta zgjasë jetën politike të lidershipit të LSDM-së për disa javë.

Ai gjithashtu theksoi se ky koalicion është vetëm një përpjekje e drejtuar nga Zoran Zaev për të shkatërruar atë që ka mbetur nga Maqedonia. Por nënvizoi se do të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike që sa më shpejtë të jetë e mundur vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlametare./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia