Mickoski: Kushtet bullgare jo në kornizën negociuese

Nëse LSDM-ja dhe BDI-ja bëjnë një marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë, Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së nuk do ta respketojë. Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për KANAL 77 edhe një herë paralajmëroi Qeverinë që Marrëveshjen me Bulgarinë mos ta vendos në kornizën negociuese.

Këtë marrëveshje nëse e bën LSDM-ja që do të jetë josimetrik dhe jokombëtar që do të prek në mënyrë të drejtpërdrejtë popullin tim dhe Maqedoninë, nuk kam ndërmend që ta respektojë në të ardhmen, kur VMRO-DPMNE-ja do ta bëjë Qeverinë. Së pari është marrëveshje dypalëshe dhe asnjëherë nuk do të pajtohem me faktin që kjo marrëveshje të hyjë në kornizën negociuese, për shkak se është vegël plotësuese për Bullgarinë që të na getoizojë kur të dëshirojë dhe si të dëshirojë” – ka deklaruar Mickoski për KANAL 77.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe, gjatë një press-konference të së Premntes, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tre kërkesat e Kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, I vlerësoi si më radikale se të Karakaçanovit. Sic tha ai, Deklarata e Parlamentit në Sofje është asimilatore dhe hegjemoniste, më pas bullgarët në Kushtetutë dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, nuk ka asnjë njeri normal që do t`i pranonte këto kërkesa. Petkovi me nacionalizëm ultra-radikal vetëm se përpiqet të mbetet në pushtet në Qeveri – ka thënë Mickoski. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share