close
Top LajmeVendi

MICKOSKI MBLEDH PARTITË E KOALICIONIT: QEVERI ME KREDIBILITET SERIOZ – NË TË KUNDËRTËN ZGJEDHJE TË SHPEJTA

sredba4

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka realizuar takim me përfaqësuesit e partive të koalicionit “Për ripërtrirje të Maqedonisë”. Në këtë takim ai ka njoftuar për realitetin e ri dhe shumicën e re parlamentare, që, sic thuhet në komunikatë, do të thotë rënien e Qeverisë LSDM-BDI. Mickoski ka marrë mbështetjen e koalicionit për hapat e mëtejshme për ndryshimin e pushtetit – thuhet në komunikatë.

VMRO-DPMNE

“Në periudhën e ardhshme do të përpiqemi të formojmë qeverinë, nëse ekziston siguria se do të jetë Qeveri me kredibilitet serioz, Qeveri me institucione të fuqishme që do të garantojnë stabilitet, energji të re dhe efikasitet në reformat dhe ndryshimet që duhet të vijnë. Nëse nuk arrihet të sigurohet efikasiteti i plotë i një Qeveri të këtillë me qëllim të përballjes me krizat, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zgjidhja e vetme e drejtë janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme parlamentare” -thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia