close
Top LajmeVendi

MICKOSKI: ME AHMETIN BISEDUAM PËR KONTESTIN SHKUP-SOFJE DHE PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Hristijan-Mickoski-960×540-3

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit tha se me Ali Ahmetin kanë biseduar rreth dy temave dhe se takimi ka zgjatur një orë. Fillimisht, sipas Mickoskit është biseduar rreth kontestit me Bullgarinë, duke bërë të ditur se duhet të respektohet rezoluta e miratuar nga paralmenti.

“Shpreha shqetësimin nga fakti se sa më shumë që I braktisim pozicionet tona negociuese, aq më të mëdha janë kërkesat bullgare. Vlerësoj personalisht se duhet të braktiset parimi I servilitetit. Duhet të tregojmë karakter. Ky është mesazh im. Mjaft më me nënçmime, mjaft më me turpërime, populli është I frustruar. Shumë lëshime janë bërë këto 30 vite, kurse në fakt jemi në korridoret e BE-së dhe nuk kemi mundësi të fillojmë procesin e negociatave” – ka deklaruar Mickoski.

Lideri I opozitës maqedonase tha se me Ali Ahmetin ka biseduar edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Duke marrë parasysh se VMRO-DPMNE gjatë periudhës së kaluar ishte temë e kritikave nga opinioni për shkak se ishim të heshtur, kjo ishte për shkakun që të mos ketë justifikime se VMRO-DPMNE është fajtore për shkak se nuk morëm datën e negociatave” – tha Mickoski./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia