close
Vendi

MICKOSKI MERR MBËSHTETJE NGA KOALICIONI, ASH – S`KA KTHIM PRAPA

252472656_1999332243575558_5981039351013240192_n

ALI AHMETI THËRRET KËSHILLIN E PËRGJITHSHËM

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka realizuar takim me përfaqësuesit e partive të koalicionit “Për ripërtrirje të Maqedonisë”. Në këtë takim ai ka njoftuar për realitetin e ri dhe shumicën e re parlamentare, që, sic thuhet në komunikatë, do të thotë rënien e Qeverisë LSDM-BDI. Mickoski ka marrë mbështetjen e koalicionit për hapat e mëtejshme për ndryshimin e pushtetit – thuhet në komunikatë.

VMRO-DPMNE

“Në periudhën e ardhshme do të përpiqemi të formojmë qeverinë, nëse ekziston siguria se do të jetë Qeveri me kredibilitet serioz. Nëse nuk arrihet të sigurohet efikasiteti i plotë i një Qeveri të këtillë me qëllim të përballjes me krizat, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zgjidhja e vetme e drejtë janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme parlamentare”

Partitë politike që nuk ishin pjesë e stërkeqjes që ka prodhuar regjim hibrid ndër më të korrputuarit në botë, kanë tejkaluar dallimet dhe kanë krijuar një shumicë të re, së cilës do të vazhdojnë t’i shtohen njerëz progresist e të guximshëm – thuhet në reagimin e ASH-së.

ASH

Vendi do të ketë qeveri të re pa LSDM dhe BDI dhe nuk ka më kthim mbrapa. Shumica e re është përgjigja më e mirë ndaj thirrjeve të Presidentit Biden, BE-së dhe miqve tjerë ndërkombëtarë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Erdhi fundi i qeverisjes me funksionarë që janë në listën e zezë të SHBA-ve.

 Ndërkaq, Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, për nesër në Tetovë ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm, ku do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas krijimit të shumicës së re parlamentare nga VMRO-DPMNE, ASH, AAA, BESA dhe LEVICA./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia