close
Top LajmeVendi

Mickoski në Hungari, pret rezultatet e zgjedhjeve parlamentare

277729536_532248314923766_2119446522120946911_n

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend Hristijan Mickoski sonte me ftesë të kryeminisrit hungarez Viktor Orban ndodhet në Hungari për ti pritur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Me ftesë të mikut dhe mikut tonë të madh të Maqedonisë, Viktor Orban, sot së bashku me nënpresidentin Aleksandar Nikoloski presim rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, në selinë zgjedhore të Fidesz. Presim një fitore të re, të katërt radhazi për Fidesz dhe një mandat të ri të katërt radhazi të kryeministrit Victor Orban!, ka shkruar Mickoski

Hungarezët kanë votuar më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.

Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur.

Në Hungari gjendet ish kryeministri njëherë edhe ish kreu i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, i cili gëzon statusin e azilantit, të cilin e ka fituar pikërisht nga administrata e udhëhequr nga Viktor Orban.

/KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia