close
Top LajmeVendi

Mickoski: Nëse s`ka zgjedhje bllokojmë Kuvendin

Mickoski04052022

“BLLOKIMI I KUVENDIT” VMRO DPMNE E MERR VENDIMIN SONTE

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte vendos nëse partia do të fillojë bllokimin aktiv të Kuvendit, të cilin e paralajmëroi kryetari i partisë Hristijan Mickoski. Ky i fundit tha se bllokimi i Kuvendit është vetëm fillimi, paralajmëroi se ky proces do zgjas me muaj dhe u kërkoi falje qytetarëve për hapat që partia e tij do të ndërmerr në vazhdim.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së
Ky është një proces që do të zgjas më shumë muaj derisa kjo qeveri e paarsyeshme nuk vjen në vete. Paraprakisht ju kërkoj falje qytetarëve për të gjithë atë që do të vijojë në periudhën në vazhdim por duhet të na kuptojnë, na nevojitet mbështetje, inkurajim dhe mbështetje shoqërore që ta shpëtojmë Maqedoninë. 4:10 Fillimisht prisni, vijojnë më shumë hapa e me këtë vetëm e fillojmë, nuk mund të lejoj që ardhmëria e Maqedonisë të formësohet në Reçicë, ardhmërinë e vendit do ta formësojnë qytetarët dhe jo ata që sot janë në Qeveri.

Por nga socialdemokratët thonë se LSDM është parti e përgjegjshme dhe do të tejkalojnë të gjitha bllokadat e VMRO-DPMNE-së

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-sw
“  Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike që pas luftës së dytë botërore, kur Kuvendi duhet të sjell vendime të shpejta dhe efikase për qytetarët, imagjinoni, Hristijan Mickoski paralajmëron bllokada të reja… LSDM është parti e përgjegjshme dhe me çdo kusht, me të gjithë partnerët shoqërorë të arsyeshëm do t’i tejkalojmë bllokadat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, kriminale.  ”

Në 10 maj skadon afati i ultimatumit të cilin Mickoski i ka dhënë kryeministrit Dimitar Kovaçevski për pranimin e ofertës për takim liderësh, në të cilin përveç temave për dalje nga kriza, do të diskutohej edhe për datën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia