close
Top LajmeVendi

MICKOSKI NGA KLINIKA INFEKTIVE: NUK BËJ PAKT ME KRIMIN!

DA572038-A0DB-4B54-A32F-94225CEC763E

KREU I OPOZITËS THOTË SE PO TRAJTOHET NGA COVID-19

 

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes një postimi në Facebook, duke komentuar zhvillimet e sotme politike dhe ofertën e Kryeministrit Zaev për një Qeveri për Shpëtim Kombëtar, njoftoi se gjendet në Klinikën Infektive në Shkup. Kujtojmë se para disa ditëve ai njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Kam një mesazh për Ju, zotërinj të qeverisë, bashkë me lakejtë tuaj, për mua sot është një ditë e vështirë. Dita më e vështirë qenka dita e 9-të, po luftoj me sëmundjen, marrë frymë me vështirësi, kurse koka më kërcet nga temperatura, por kam energji, motiv dhe vullnet edhe të luftoj me Ju” – ka shkruar Mickoski në FB.

“Këtë jam duke e shkruar nga Klinika Infektive me gjithë revoltën për atë që I keni bërë Maqedonisë. Ka mënyra të shpëtoni prej meje, që të mos zgjohem nesër ose një ditë pas dhe atëherë ndoshta do ta keni më lehtë të gjeni një bashkëbisedues adekuat” – shkruan Mickoski në FB.

“Këto të pushtetit nëse mendojnë se kanë edhe gjasa më të vogla për një pakt me krimin dhe kriminelët, kjo nuk do të ndodhë. Do t`ju mposhti, këtë ua premtoj. Po vjen Pranvera maqedonase! – ka shkruar Mickoski në FB nga Klinika Infektive në Shkup, ku sic kuptohet ai po trajtohet për shkak të problemeve me COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia