Mickoski takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikoloski, sot kanë vizituar Budapestin dhe janë takuar me kryeministrin e Hungarisë dhe kryetarin e partisë simotër FIDES, Viktor Orban, njoftoi pres qendra e VMRO-DPMNE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në takim u bisedua për integrimin e Maqedonisë në BE. Presidenti Mickoski theksoi qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe popullit maqedonas se integrimi është i domosdoshëm, por ai duhet të jetë dinjitoz dhe me ruajtjen e shenjave identitare të popullit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është theksuar se Maqedonia dhe BE-ja po përballen me dimrin më të vështirë në histori, me vështirësi të mëdha në furnizimin me energji.

Presidenti Mickoski vuri në dukje se qeveria në Maqedoni nuk po ndërmerr hapat e nevojshëm për t’u përballur me krizën energjetike, qymyri, nafta, gazi dhe derivatet e naftës nuk sigurohen në kohën e duhur, por kur vjen kulmi i krizës, shuma të mëdha parashë jepen disa herë mbi atë që mund të ishte shpenzuar nëse të njëjtat burime do të siguroheshin me kohë.

Gjithashtu në këtë takim u vunë në dukje sfidat e krizës së migrantëve, e cila është problem si për Maqedoninë ashtu edhe për BE-në./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share