close
8C7540ED-F6AD-4058-8D88-855184D3068E

OPOZITA INTERPELANCË PËR MINISTRIN E BRENDSHËM


Lideri i opozitares VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje urgjente të Qeverisë, duke pohuar se për shkak të bashkimit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i DSK-së dhe i arratisur nga drejtësia në Maqedoninë e Veriut, u kthye në shtetin më të korruptuar në botë.

Lideri i opozitës konsideron se arratisja e ish-bashkëpartiakut të tij Sasho Mijalkov është bërë me marrëveshje me kryeministrin aktual, për motive kriminale dhe për këtë arsye kërkon dorëheqje nga Qeveria.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE

“Funksionon koalicioni i krimit, Zaev, Vice dhe Sasho…Janë të bashkuar me magnet, ndërsa magneti janë paratë, dëshira për pushtet e fuqi për të kontrolluar gjithçka dhe të mos përgjigjen. E kanë varrosur shtetin juridik. Lejuan që t’u ikë para syve, sepse kështu janë marrë vesh.”

Nga partia në pushtet u përgjigjën shpejt, përmes Facebookut, me pohimin se pikërisht partia opozitare është simbol i krimit.

LSDM, FACEBOOK

“Mickoski të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë të akuzuarit e VMRO-DPMNE-së, funksionarë të mëparshëm dhe aktualë. Pasi i pranoi të gjitha veprat kriminale të VMRO-DPMNE-së, e udhëhequr nga mentorët e tij Nikola Gruevski dhe Sasho Mijalkov, t’u bëjë thirrje të përballen me përgjegjësi. Për tre vite Mickoski është në mbrojtje të krimit.”

Nga ana tjetër, arratisja e Mijalkovit, ka nxitur 12 deputetët e koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që të parashtrojnë interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga ky koalicion I drejtohen Kryetarit të Kuvendit të thirrë seancë plenare për interpelancë ndaj ministrit të Brendshëm”,

Afati prej 24 orësh për rezultat nga kërkimi i Mijalkovit, që e ka dhënë VMRO-DPMNE-ja, ka kaluar, por ende nuk ka detaje ku është ish-shefi i sigurisë dhe kundërzbulimit, që të premten është dashur ta dëgjojë vendimin për aferën më të madhe të përgjimeve në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia