Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski ka uruar kryeministri hungarez Viktor Orban për fitoren dhe gjithashtu ka uruar edhe Vuçiqin për mandain e fituar në krye të Serbisë.
Fitore e madhe për Viktor Orban. Me fat dhe sukses le të jetë mandati i pestë i kryeministrit, i katërti radhazi.
Urime për fitoren bindëse të partisë sonë si motër SNS në Serbi. Fitore e madhe për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq
Maqedonia ka miq! ka shkruar Mickoski.

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mori një tjetër mandat në krye të vendit në zgjedhjet e mbajtura të dielën.
Ai fitoi me 59.8% të votave kundrejt rivalit të tij Zdravko Ponosh, një ish-gjeneral në pension që arriti të grumbullojë vetëm 17.1% të votave.
Më këtë rezultat, Vuçiç nuk ka nevojë të shkojë në një raund të dytë balotazhi.
Ndërsa në Hungari nga numërimi i 98% të votave, partia e Orban ka marrë 53.1% të tyre ndërsa aleanca opozitare e mbeti shumë prapa me vetëm 35%.
Ky është mandati i katërt radhazi për Orban që në fjalimin e shpalljes së fitores nuk i kurseu kritikat për ata që i quajti burokratët e Brukselit, por dhe presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski duke i quajtur ata “kundërshtarë”.