close
Vendi

MICKOSKI: ZAEVI NUK THA ASGJË TË RE

Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj press-konferencës së liderit socialdemokrat dhe Kryeministrit, Zoran Zaev.

“Zoran Zaevi vetëm është duke e përsëritur press-konferencën e njëjtë të vitit të kaluar, kur gjithashtu gënjente se ka kuptuar mesazhin, kurse vazhdoi të sillet në mënyrë arrogante dhe kriminale. Përsëriti edhe press-konferencën e një viti më parë kur e pohonte të njëjtën dhe sërish zhgënjeu. Zaevi fitoi fshesën me të cilën asgjë nuk fshiu” – tha Mickoski.

Ai tha se Zaevi s`ka thënë asgjë të re përvec se sërish është prononcuar për të kaluarën, për njëfarë regjimi, për floskulat e njëjta, që sic tha, askush nuk I beson.

“Dëshiron të harroni se pesë vite është në pushtet dhe sërish po provon ta nënçmojë popullin. Kur Zaevi flet për regjimin le ta sheh oborrin e tij, në Kumanovë, presionet për votime në Prilep, Veles, Saraj, Manastir, për sjelljen ndaj njerëzve dhe votat e tyre sikurse janë pronë e tij” – ka theksuar Mickoski./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia