close
Top LajmeVendi

MICKOVSKI AKUZA PËR PËRNDJEKJE, MPB PËRGËNJESHTRON

850x636_Hristijan-Mickoski15365188901536518895

MPB: Aksionet konform ligjeve


 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka drejtuar akuza ndaj MPB-së se vazhdimisht është duke bërë përndjekjen e anëtarëve të opozitës duke krahasuar sundimin e LSDM-së me ish-regjimin komunist. Janë kundërpërgjigjur nga MPB-ja duke thënë se aktivitetet e tyre janë konform ligjeve.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot në Facebook shkroi se javën e kaluar disa aktivistë të partisë së tij janë shqetësuar nga ana e forcave speciale të MPB-së, të cilët sipas tij, i kanë kontrolluar shtëpitë e aktivistëve, ndërsa në mesin e tyre kanë qenë edhe tre adoleshentë.

“Ministri për përndjekje dhe torturë Oliver Spasovski me një pjesë të kontrolluar nga policia, javën e kaluar kanë kontrolluar shtëpitë e 15 aktivistëve të Vmro-Dpmne-së, do të thotë jo ish-funksionarë ose prej tyre aktual, por njerëz të thjeshtë dhe besnik të partisë të cilët hapur kanë dalur kundër politikave të LSDM-së dhe Zaevit” ka shkruar sot Mickoski.

Pas akuzave të kryetarit të opozitës maqedonase ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila përmes një komunikate për media thekson se pas ndryshimeve në udhëheqësinë e policisë në vitin 2017, ata po punojnë në mënyrë profesionale dhe vetëm sipas ligjeve.

“Në pajtim me ligjin po ndërmerren disa aksione, por asnjëra nuk është e motivuar politikisht. Aksionet bëhen për sanksionimin e disa veprimeve kriminale, me qëllim që të përmirësohet siguria për qytetarët. Në këtë mënyrë policia do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen, me qëllim që qytetarët të ndjehen më të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia