Micotakis: Ballkani perëndimor në BE deri më 2033

HAPI I PARË ZHBLLOKIMI PËR RMV-në DHE SHQIPËRINË

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”.

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon. Kjo qasje mund të përfshijë anëtarësim të plotë ose një komunitet alternativ.

Në një artikull të botuar në ‘Politico’ përpara samitit që do mbahet në Greqi, mbi Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Mitsotakis tha se BE-ja duhet të tregojë se kur “parashtron një vizion, ajo ka synimin dhe kapacitetin për ta ndjekur atë”.

Vizioni i pranimit në BE për rajonin, tha ai, është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”, ndërsa zgjerimi i BE-së ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, qeverisjes dhe migrimit.

Më 23 qershor do të mbahet një samit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar,” tha Mitsotakis.

“Hapi i parë duhet të jetë marrja e një vendimi brenda dy javësh në Bruksel, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Nisma e Mitsotakis tregon se si Greqia është përpjekur të rrisë rolin e saj në Ballkan pasi daljes nga një krizë financiare që njollosi imazhin e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili të premten filloi një turne dy-ditor në Ballkanin Perëndimor, pritet gjithashtu të udhëtojë në qytetin grek të Selanikut për të marrë pjesë në një darke me 13 pjesëmarrësit e SEECP.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share