close
Top LajmeVendi

MICOTAKIS: KRITIKA PËR “PRESPËN” JANË PËR PËRKATËSINË ETNIKE DHE GJUHËN – JO PËR EMRIN

08ef0000-0a00-0242-8332-08d9c3abdb42_cx0_cy10_cw51_w1597_n_r1_st

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, ka deklaruar se kritikat e tij për Marrëveshjen e Prespës nuk kanë të bëjnë me emrin, por të “gjuhës dhe përkatësisë entike maqedonase”. Siç ka transmetuar Agjencia e Lajmeve – MIA, ai në intervistën për televizionin grek “Antena” ka deklaruar se ende vazhdon të besojë se ky është një gabim I madh.

Sipas tij, “këto gabime” nuk mund të shërohen dhe se tani Greqia po synon për marrëdhënie të mira me Maqedoninë”.

“Greqia është burimi natyror për hyrjen e energjisë drejt Ballkanit dhe drejt Evropës Qendrore dhe Lindore dhe kemi për synim maksimalisht ta shfrytëzojmë këtë rol” – citon MIA deklaratën e Micotakisit dhënë Tv grek “Antena.

Ai ka bërë të ditur se duhet të fillojë procesi aderues I Maqedonisë në BE, për shkak se, siç ka thënë, përmes kësaj Greqia “do të ketë mundësi të bëjë presione për zbatimin e marrëveshjes dhe të shërohen dobësitë eventuale aq sa mund të lejojë korniza juridike” – ka thënë Micotakis.

/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia