close
Top LajmeVendi

MICOTAKIS MBËSHTET NEGOCIATAT ME BE-në

Screenshot_1

Komisioni për çështje të arsimit nuk punon, pritet emërimi i ekipit të ri grek


Greqia, pas Gjermanisë do ta mbështesë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, pa kushte shtesë. Tani për tani, qeveria e re greke e kryeministrit Kirjakos Micotakis duket se është më shumë e fokusuar në atë nëse Maqedonia e Veriut e plotëson pjesën e saj të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Për momentin nuk dihet nëse komisioni grek për zgjidhjen e çështjeve të arsimit, arkeologjike dhe historike, do të vazhdojë të punojë me përbërjen e emëruar nga qeveria e Aleksis Cipras, ose do të emërohen anëtarë të rinj.

Sado që kundërshtonte kur ishte në opozitë, kryeministri i ri grek, Kirjakos Micotakis, pozitën e tij me një fjali të shkurtër ia sqaroi kolegut të tij  Zoran zaev, këtyre ditëve në Nju Jork. “Asnjëherë nuk do ta nënshkruaja Marrëveshjen e Prespës, por tani jam i detyruar ta zbatoj”. Kjo fjali u shfaq në shumicën e titujve të gazetave në Greqinë fqinje, sidomos në mediat konzervative, ndërsa sipas vlerësimeve të disa gazetarëve grekë kjo pozitë lexohet edhe në politikat e partisë në pushtet Nea Demokratiija në muajt e parë.

“Kemi vërejtur kthesë te qeveria e Nea Demokratia. Shumë njerëz votuan për të duke shpresuar se ajo ndoshta do t’a ndryshojë Marrëveshjen e Prespës, por tani ata filluan ta “konsumojnë” atë që Marrëveshja e Prespës mbetet ashtu siç  është. Qeveria si duket nuk ka ide të qartë si të vazhdojë me realitetin e ri.” -deklaroi alekssandra Vuduri, gazetare, “Radio Atina’

Megjithatë, pranimi i “Prespës”, qoftë edhe si nevojë, dërgon sinjale pozitive për shoqërinë greke në tërësi, posaçërisht e ndjeshme në “çështjen e Maqedonisë”, mendon gazetari Nikolas Zirganos, gazeta Sintakton.

“Ata do të vazhdojnë me Marrëveshjen, ndoshta pak më ngadalë dhe me më shumë kujdes. Për shkak të faktit që një pjesë e votuesve të Nea Demokratia mendonin se Micotakis dhe qeveria e tij do ta prishin marrëveshjen, tani u duhet një periudhë e caktuar kohe për tranzicion, ta kenë më të lehtë këta persona. Çështja pozitive është se në takimet në Nju Jork në mes ministrit grek të punëve të jashtme Dendias, me ministrat e punëve të jashtme të Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë, 4 vendet anëtare të BE-së në Ballkan, unanimisht vendosën që ta mbështesin fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.” -tha Nikolas Zirganos, gazetar, “Sintaktom-Efemerida”.

Në panelin e sotëm në të cilin gazetarë grekë dhe maqedonas analizuan zbatimin e Marrëveshjes së Prespës në të dyja anët e kufirit, u konstatua se bashkëpunimi politik në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe më tej mbetet pas bashkëpunimit ekonomik. Lajm i mirë është se Greqia do ta mbështesë fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me BE-në, dhe ofron ndihmë profesionale. Ajo që për momentin nuk funksionon në pjesën greke të Komisionit për zgjidhjen e çështjeve historike, arkeologjike dhe të arsimit, nuk llogaritet si ngadalësim i qëllimshëm i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Athinës zyrtare, por si realitet për ekzistimin e çështjeve më prioritare në këtë moment. Takimi i fundit i komisionit të përzier u mbajt në muajin prill, por nuk përjashtohet që shumica e anëtarëve grekë, të emëruar nga qeveria e Aleksis Cipras, tani do të ndryshohen. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia