close
Vendi

MICOTAKIS: SË SHPEJTI KONFERENCAT NDËRQEVERITARE ME RMV-në DHE SHQIPËRINË

MIC

“RRUGA E VETME, NË DOBI TË TË GJITHËVE, INTEGRIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE”

Kryeministri grek Micotakis, gjatë vizitës në Sofje, ka theksuar se Greqia dhe Bullgaria nuk janë vetëm fqinj por edhe aleatë dhe partnerë që respektojnë të drejtën ndërkombëatre dhe se partneriteti strategjik mes tyre është kyce për stabilitetin e rajonit. Micotakisi gjatë takimit ka potencuar se pret së shpejti të nisin negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë.

Presim që së shpejti të thirren konferencat e para nndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë – ka deklaruar në Sofje Kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë një takimi me kolegun bullgar, Kiril Petkov, duke shtuar se në kohën e tensioneve në rritje, pozicioni I Greqisë është se rruga e vetme në dobi të të gjithëve është integrimi I Ballkanit Perëndimor në BE.

KIRJAKOS MICOTAKIS – KRYEMINISTËR I GREQISË

“Para së gjithash, në kryesore është fqinjësia e mirë. Presim që së shpejti të thirren konferencat e parë ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë. Greqia cdoherë ka qenë për progresin e rajonit dhe presim mbështetjen e Bullgarisë për këtë qëllim të përbashkët.

Gjatë takimit Petkov-Micotakis në Sofje është biseduar edhe për projekte të infratstrukturës, për implementimin e projekteve ndërkufitare në kuadër të programeve të BE-së, për ndërtimin e interkonektuesit mes dy vendeve që hyn në fazën përfundimtare si dhe cështje që lidhen me migrimin dhe problemet me refugjatët.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Bullgarisë, investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari deri më 31 Dhjetor 2020 kanë qenë 2.57 miliardë euro./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia