close
Vendi

MIGRANTË TË MBAJTUR PENG NË NJË KAMP TË IMPROVIZUAR NË AFËRSI TË KUFIRIT RMV-SERBI

mkd-512579

Në një kamp të improvizuar në afëris të kufirit RMV-Serbi, një grup afganësh dhe pakistanezësh, disa muaj, kanë maltretuar dhe kanë mbajtur peng migrant të jashtëligjshëm.

Në këmbim të kalimit të sigurtë në anën serbe, migrantëve u janë marrë telefonat, ku më pas të dyshuarit I kanë fotografuar dhe kanë kërkuar para nga familjarët për lirimin e tyre, kurse disa prej tyre kanë qenë edhe të keqpërdorur seksualisht. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë thënë se në paraburgim janë katër persona.

Rasti është zbuluar në bashkëpunim me autoritetet serbe, prej se një migrante që kishte qenë viktimë e kësaj celule, ka denoncuar rastin në qytetin Vranje./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia