close
Rajoni

MIJATOVIQ: KAMPI I REFUGJATËVE, URGJENTISHT TË MBYLLET

Refugjatët në kushte katastrofale


Komisarja për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës Dunja Mijatoviq ka vizituar kampin e refugjatëve Vuçjak në Bosnjë-Hercegovinë ku janë të vendoaur qindra migrantë. Ajo nga afër i ka parë kushtet katastrofale të akomodimit duke paralajmëruar se kjo qendër e improvizuar duhet që menjëherë të mbyllet.

Të pakënaqur nga kushtet në kampin Vuçjak në afërsi të Bihaqit në Bosnjë-Hercegovinë, migrantët në mënyrë simbolike kanë refuzuar ushqimin. Mediat e rajonit raportojnë se tendat e tyre janë përmbytur nga shiu dhe bora. Momentalisht në këtë kamp janë të vendosur rreth 600 migrantë kurse për kujdesin e tyre është angazhuar Kryqi i Kuq i qytetit të Bihaqit. Kampin e ka vizituar përfaqësuesja e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut Dunja Mijatoviq.

‘Mendoj se kjo është turp për Bosnjë-Hercegovinën. Kushtet këtu nuk janë për njerëzit. Kjo është e turpshme dhe nuk mund të besoj se një gjë e tillë është formuar në Bosnjë. Ky kamp duhet të mbyllet sot.” –shprehet Dunja Mijatoviq, Komisare e KE-së për të Drejtata e njeriut.

Komisarja e Këshillit të Evropës ishte pritur nga qindra migrantë të cilët natën e kishin kaluar nën tendat e mbuluar me borë, pa ngrohje, ujë dhe rrymë elektrike. Disa prej tyre, kanë patur veshmbathje vere. Duke rrethuar komisaren Mijatoviq migrantët kanë protestuar duke kërkuar ndihmë. E gjithë kjo ka ndodhur në praninë e madhe policore, kurse siç raportohet në disa momente, situata ka qenë tensionuese. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia