close
Rajoni

MIJËRA NJERËZ PROTESTOJNË NË SERBI KUNDËR PLANEVE PËR NJË MINIERË LITIUMI

serbi

Protestuesit janë kundër minierës pasi thonë se dëmet mjedisore do të jenë të pallogaritshme

Janë rikthyer sërish protestat në Serbi ku mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për minierën e planifikuar të litiumit në perëndim të vendit. Që nga Nëntori ka pasur protesta masive në mbarë vendin nga qytetarët të cilët thonë se dëmet në mjedis do të jenë të parikuperueshme.

“Kjo nuk është normale, po na e shkatërrojnë vendin tonë të bukur. Biznesmenët po pasurohen ndërsa  qeveria është në një linjë me kriminelët. Kur do të dëgjohemi ne njerëzit e thjeshtë ?”

Grupet për mbrojtjen e mjedisit kanë kritikuar qeverinë populiste të Presidentit Aleksander Vuçiç, se nuk po e lufton mjaftueshëm ndotjen e përhapur në vendin ballkanik. Ata kundërshtojnë ndërtimin e minierës së litiumit nga kompania “Rio Tinto” në Serbinë perëndimore.

Por kompania britanike-australiane është shprehur se ndërtimi i minierës do të realizohet duke respektuar të gjitha rregullat mjedisore. Serbinë e presin zgjedhjet në fillim të Prillit dhe një nga të panjohurat është se si do të ndikojnë protestat e muajve të fundit në pozitën e vetë Vuçiç.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia