close
Bota

MIJËRA SUDANEZË PROTESTUAN KUNDËR SUNDIMIT USHTARAK

Screenshot_30

Forcat sudaneze të sigurisë sulmuan me gaz lotsjellës turmën e protestuesve në kryeqytetin, Kartum më 25 dhjetor derisa mijëra persona ishin mbledhur para pallatit presidencial. Në prag të protestës autoritetet sudaneze kishin ndërprerë internetin në pjesë të mëdha të vendit. Protestuesit kundërshtuan edhe njëherë sundimin ushtarak në vend. Pavarësisht paralajmërimeve mijëra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar ushtrinë e vendit duke kërkuar transicion drejt sundimit civil e “ushtarët të tërhiqen në kazerma”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia