close
Sport

MILAN: IBRAHIMOVIQI “MPOSHTI” KORONAVIRUSIN

16F92AD8-81B0-46EB-8DA3-E8F97E5900FB

Sumuesi 38-vjecar I Milanit Zlatan Ibrahimoviq është shëruar nga koronavirusi dhe mund të jetë në kombinim për derbin e ardhshëm kundër Interit – njoftoi klubi Italian.

“FK Milan njofton se Zlatan Ibrahimoviqi është testuar dy herë dhe ka rezultuar negativ. Autoritetet shëndetësore të Milanos kanë hequr karantinimin e Ibrahimoviqit” – thuhet në komunikatën e Milanit.

Muajin e kaluar, më 24 Shtator ky klub kishte njoftuar se Ibrahimoviqi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Derbi I madh I Italisë Milan – Inter zhvillohet më 17 Tetor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia