close
Sport

Milan-Inter, sot mund të vendoset titulli i Serie A

FC Internazionale v AC Milan – Serie A

Dy skuadrat nga qyteti i modës, Milano, janë në ‘luftë’ të ashpër për titullin e Serie A.

Milani do të ketë punë sot me Atalantan, të cilët po synojnë kualifikimin në garat evropiane.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e stërmbushur të “San Siros”, me fillim nga ora 18:45.

Trajneri Stefano Pioli ka të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen ndaj Atalantas, derisa vetëm Simon Kjaer do të mungojë për shkak të lëndimit.

Ndërkohë trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini duhet të përballet me disa lëndime për ndeshjen; Giuseppe Pezzella, Josip Ilicic dhe Rafael Toloi janë të gjithë të padisponueshëm për Atalantan.

Në anën tjetër, Interi duhet të fitojë ndaj Cagliarit, që është duke luftuar për mbijetesë, çdo pikë e tyre do të jetë e rëndësishme për mbetje në elitën e futbollit italian.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia