close
Sport

MILEVSKI: ITALIA FAVORITE, POR PËR EPILOGUN PYETET EDHE RMV-ja

Milevski

Shorti ishte i pamëshirshëm për Maqedoninë e Veriut, përballë do të ketë kampionin europian  Italinë, ndërsa dyshja tjetër e këtij grupi do të jetë Portugali-Turqi. Nëse e mposhtim kampionin aktual të Evropës, Italinë, për një vend në Botëror do të përballemi me më të mirën e duelit Portugali  – Turqi

Seleksionuesi i reprezentacionit  A, të Maqedonsë së Veriut  Blagoja Milevski   menjëher pas shortit për faqen zyrtare të FFM-së ka deklaruar.

“Italia është kampionia aktuale e Europës. Kemi respekt të madh për kundërshtarin dhe trajnerin e tyre. E kam përmendur shumë herë që e vlerësoj si seleksionues dhe si trajner. Mendoj se është më meritori  që Italia  fitoi titullin kampion europian. Nën drejtimin e tij, ne jemi dëshmitarë të një Italie të re të futbollit modern që tejkalon stereotipet e bazuara vetëm në mbrojtje. Ata luajnë futboll krejtësisht të ndryshëm, kjo i bën gjërat të vështira për të gjithë kundërshtarët e tyre, sigurisht tani për edhe ne, por ne duhet të përshtatemi me sfidat. Maqedonia ka cilësitë e veta, jo rastësisht jemi në balotazh dhe do të mundohemi  të jemi konkurent edhe në këtë ndeshje.

Maqedonia ka ka dëshmuar se pavarësisht se ku luan në shtëpi apo jashtë, mund t’i kundërvihet çdo kundërshtari, sigurisht që do të na mungojë mbështetja e publikut, por nuk mund t’i ndryshojmë rrethanat.

Në futbollin e sotëm autsajder ka  vetëm në letër. Gjithçka që ndodh në fushë është një histori krejtësisht tjetër. Sipas rejtingut , Italia është favorite, por në fushë për rezultatin e ndeshjes me një mas të madhe do të pyetemi ne . Ne gjatë kualifikimeve ne dëshmuam se kemi cilësi, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në balotazh  dhe do të bëjmë çmos që ta dëshmojmë këtë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia