close
Sport

MILEVSKI: RESPEKT PËR GJERMANINË, POR NESËR PYETET EDHE RMV-ja

pres-ffm

“TË JEMI KONKURRUES PËR POZITËN E DYTË” 

 

Të hënën program janë ndeshjet e xhiros së tetë kualifikuese për kampionatin botërorë të futbollit “Katari 2022”. Maqedonia e Veriut në arenën “Todor Proevski” përballet me Gjermaninë,  sfidë kjo e cila  mund të jetë vendimtare  për kombëtaren tonë për kualifikim në Kampionatin Botërorë që do të zhvillohet në Katar  në vitin 2022.

 

Ndeshjet e xhiros së tetë  në grupin “J” mund  të jenë vendimtare  se  cilat   ekipe  do të kualifikohen në botërorin e  futbollit “Katari 2022”. Ky fakt vlenë edhe për kombëtaren  tonë e cila aktualisht me 12 pikë mbanë pozitën e dytë në  tabelë pas  Gjermanisë. Në press konferencën zyrtare para kësaj ndeshje seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski theksuan se  deri në  fund do të luftojnë për pozitën e dytë që garanton kualifikim në botëror.

 

BLLAGOJA MILEVSKI – SELEKSIONUES I REPREZENTACIONIT A 

“ Vendimtare është çdo ndeshje. Nuk pajtohem  se  kjo sfidë është vendimtare , meqë pas kësaj kemi edhe  dy ndeshje . Kështuqë mendoj se qëllimi ynë është të jemi konkurues për pozitën e dytë  deri në ndeshjen e fundit

 

STEFAN RISTOVSKI – KAPITEN I REPREZENTACIONIT

Nëse duam  të mbëetemi në pozitën  që jemi  në tabelë  dhe të sigurojmë kualifikim  në Kampionatin Botërorë, matematika ështëtë e qartë. Të fitojmë sa më tepër  pikë në tri ndeshjet e mbetura”.

 

Drejtësinë në ndeshjen mes Maqedoni e Veriut – Gjermani, do ta ndajë arbitri  holandez Danny Makkeli. Në ndeshjet tjera të Grupit “J”, takohen Islanda – Lihtenshtajni dhe Rumania – Armenia. Të tri ndeshjet e xhiros së tetë fillojnë në orën 20 e 45 minuta.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia