close
Top LajmeVendi

“MINI – SHENGENI”: ZAEV – BENEFITE PËR RAJONIN

Screenshot_6

Osmani: Pa Kosovën iniciativa nuk ka perspektivë


Kryeministri Zoran Zaev dhe ZV/Kryeministri Bujar Osmani edhe sot kanë komentuar takimin e fundit në Ohër rreth iniciativës së ashtuquajtur Shengeni Ballkanik. Kryeministri shprehet se kjo iniciativë është në frymën e Procesit të Berlinit kurse Zv/Kryeministri Osmani mbetet në qëndrimin se pa Kosovën, kjo nismë nuk ka perspektivë.

Çështja e ‘Shengenit Ballkanik” dhe takimi i fundit në Ohër, ishte në fokus të prezantimit qeveritar të Buxhetit për vitin 2020, që sipas autoriteteve qeveritare do të jetë 3.6 miliardë euro. Kryeministri Zaev theksoi se masat për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave janë në frymën e Procesit të Berlinit dhe Agjendës ekonomike evropiane.

“Unë dua që në shtator ose tetor kur do të jemi bashkënikoqir me Bullgarinë të Procesit të Berlinit të tregojmë se çka kemi bërë më tepër në fazën e progresit të Procesit të Berlinit. Unë besoj se ky proces i Mini Shengenit do të sjellë benefite për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.” -tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Zv/Kryeministri Bujar Osmani thotë se shumë vende kanë paqartësi dhe pak informacione rreth nismës së Shengenit Ballkanik dhe se iniciativa nuk ka perspektivë pa Kosovën. Si parti shqiptare në pushtet Osmani thotë se kanë tri parakushte.

Në Maqedoninë e Veriut, analistë e njohës të politikave të rajonit kanë pasur mendime të ndara rreth suksesit të kësaj iniciative. Derisa të parët theksojnë se nuk ka asgjë të keqe në bashkëpunimin e këtillë rajonal, të tjerët konsiderojnë se pa përfshirjen e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor kjo nismë nuk do të ketë sukses. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia