close
Top LajmeVendi

MINISTRAT KËRKOJNË BESIM NË PROCESIN E ANTIKORRUPSIONIT

damjan-mancevski

Ministrat qeveritar parapëlqejnë t’i jepet shansi përbërjes së re të Komisionit Antikorrupsion që të dëshmohet në punën e tij, në vend që të hapen dyshime dhe mosbesim, prej se menjëherë pas zgjedhjes u vërtetua se një nga anëtarët është baxhanaku i Kryetarit të Kuvendit. Ministrat Damjan Mançevski dhe Renata Deskoska thonë se anëtarët janë zgjedhur në një procedurë transparente, që krijon besimin se komisioni në mënyrë efikase do ta luftojë korrupsionin në vend.

Anëtarët e zgjedhur të Komisionit për parandalimin e korrupsionit me një procedurë të shkurtër javën e kaluar, kaluan filtrin e grupit të selektimit të përbërë nga përfaqësues qeveritar, opozitar e qytetar, të cilët dueht që në kohë të kishin reaguar nëse gjatë kësaj ka pasur parregullsi – thotë Ministri i administratës Damjan Mancevski. Kjo ka të bëjë me zgjedhjen e Nuri Bajramit, një nga kandidatët me rezultate më të mira, për të cilin gjatë emërimit zyrtar të anëtarëve të rinj të Antikorrupsionit u tha se është baxhanak i Kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

“Unë nuk shoh asnjë shkelje të ligjit në procedurën e zgjedhjes. Kjo që po citoni kufizime të këtilla apo të atilla, ata nuk kanë kufizime, kjo është se si matet farefisnia, e këtu nuk përkon nuk përfshihet kjo shkallë nëse shihet juridikisht. Mbetet që Komisioni për Antikorrupsion ta kryejë punën në mënyrë të përgjegjshme.”

“Unë dua t’i jap një shans përbërjes së re të Komisionit për Antikorrupsion që me të vërtetë të futen në luftën kundër korrupsionit. Ndryshe e dini që në letër mundeshim të kemi zgjidhje që do t’i kënaqin kushtet ligjore dhe të vazhdohej si më pare.”  

Në pyetjen e drejtpëdrejtë nëse i pengon punësimi i motrave të ministrave të BDI-së, Mancevski u përgjigj me shembull personal, siç tha, se anëtarët dhe simpatizuesit e LSDM-së, pas dhjetë viteve të diskriminimit për shkaqe politike nga pushteti i mëparshëm, tani kanë të drejtë të punësohen, që nuk do të thotë se nuk ju nënshtrohen kontrollit të procedurave.

“Tani kemi institucione, dhe gjithçka që është problematike duhet të paraqiten ankesa”

Këto çështje u ngritën në konferencën e përbashkët të shtypit ku mori pjesë edhe Drejtoresha e Akademisë së gjykatësve, Natasha GABER, ku u nënshkruajtë memorandumi për bashkëpunim, që pritet të mundësojë trajnim të gjykatësve nga Gjykatat Administrative, si pjesë e reformave në gjyqësor. Në procedurë parlamentare tashmë është lëshuar ligji i ri për konteste administrative, me të cilin, sipas ministres Deskovska do t’i jepet fund praktikës së ecejakes së njerëzve, respektivisht do t’u urdhërohet gjykatave administrative që vetë të vendosin në mënyrë efikase dhe meritore. /Biljana Georgievska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia