close
Top LajmeVendi

MINISTRESHA E MBROJTJES, RADMILA SHEQERINSKA, PARALAJMËRON DORËHEQJEN NGA KJO POZITË

267528202_10158020725515163_4008155382630016549_n

Radmila Sheqerinska, lajmëron dorëheqjen nga Ministria e Mbrojtjes. Nuk do jem pjesë e Qeverisë së ardhshme.


Në projektin e promovuar, nga shtabi gjeneral dhe ministria e Mbrojtjes, për mëngjes falas ndaj të gjithë anëtarëve të ushtrisë, ministresha, Radmila Sheqerinska, njoftoi dorëheqjen nga kjo ministri, duke theksuar se me krijimin e qeverisë së re, ajo nuk do jetë pjesë e saj.

 

“Para, 8 muajve, lajmërova që do të tërhiqem nga udhëheqësia e LSDM-së, për shkak se me të vërtetë nuk pajtohem me politikat e saj. Dhe mendoj, mundet të jem subjektive, që pjesë e këtyre politikave, shkaktuan humbjen që e përjetuam në zgjedhjet lokale.

Për fat të keq, prej këtyre leksioneve nuk mësuam dhe disa mesazhe nga publiku nuk i dëgjuam dhe nuk i kuptuam, e vetmja sjellje principiere dhe e sinqertë, i vetmi vendim, më ngeli të tregoj që nuk do të marr pjesë në qeverinë e ardhshme.”

 

Gjeneral Leitnant Vasko  Gjurçinovski, tha se ky projekt përgjatë këtyre 30 viteve, ishte i domosdoshëm, dhe se do fillojë në zonën kufitare në Shtip dhe deri në vitin 2023, do të realizohet në në të gjitha zonat kufitare, ku gjenden pjesëtarët e ushtrisë.

 

Gjeneral Leitnant Vasko  Gjurçinovski 

 

Në pjesën e projektit të sotëm që e lajmëruam, mëngjes falas për secilin pjesëtarë të ushtrisë, në aspektin e ngrënies. D.m.th në fillimin e këtij viti, shtabi gjeneral inicoi, këtë projekt, që me të vërtetë në këto 30 vite, ishte i domosdoshëm. Gjeti mbështetje të plotë nga ministria e Mbrojtjes, e cila mundësoi të zgjidhim dhe të krijojmë, të gjitha normat e detyruara, të njejtat t`I fillojmë, në fillimin e vitit 2020, d.m.th të fillojmë së pari prej zonës kufitare në Shtip, ku është grupi i batalionit luftarak, personeli në përgjithësi i cili gjendet në zonën kufitare.

 

Sheqerinska, ka nënvizuar se qëllimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që deri vitin 2023, të ofrohet ushqim falas për të gjithë pjesëtarët e ushtrisë, pa marr parasysh së në cilat zona kufitare, gjenden ata.

 

Radmila Sheqerinska 

“Para dy ditëve, filloi një projekt me të cilin shkojmë një hap më përpara. Bëhtë fjalë për iniciativën, me të cilën dolën, prej  shtabit të gjeneralit, për të cilën unë mendoj madje edhe vitin e kaluar, e diskutuam në nivele të ndryshme, dhe menduam që është në rregull, që pjesëtarët e ushtrisë, me të vërtetë e meritojnë të kenë mëngjes falas, I cili do të financohet nga buxheti.”

 

“Prandaj, para dy ditëve është  publikuar tenderi I parë, I cili do I referohet për mëngjes falas ndaj të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë,  të cilët gjenden në Shtip, të cilën e shohim si hapin e parë, të testojmë se si do funksionojë, dhe ta shohim ç`ka është e mundshme , të bëhet edhe më mirë.”

“Qëllimi është, sipas funksionimit të planit financiar, për vitin 2022, të ofrojmë ushqim të organizuar në Shtip, ndërsa në vitin 2023 kemi planifikuar të ofrojmë mëngjes falas për të gjithë pjestarët e ushtrisë, pa marr parasysh se ku ndodhen ata”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia