close
Bota

MINISTRI BRITANIK BLLOKOHET NË ASHENSORIN E BBC: DO TË DOJA QË KJO TË ISHTE NJË SHAKA

newFile-2-e1641816985782-780×439-1

Ministri i kabinetit Michael Gove u vonua një intervistë në emisionin e së hënës, pasi një ashensor në shtëpinë e Transmetimit të BBC-së ndaloi së punuari. Ai mbeti i bllokuar në ashensor për rreth gjysmë ore.

Duke u paraqitur me vonesë në emision, ai tha me shaka se stafi “më kishte ngritur me sukses” dhe e kishte liruar.

Prezantuesi Nick Robinson tha se Gove kishte ngecur për pak kohë. Robinson shtoi se zoti Gove ishte i qetë dhe fillimisht kishte ofruar të kryente intervistën me telefon nga brenda ashensorit.

“Do të doja të thoja që kjo është një shaka, nuk është shaka dhe nuk është shumë qesharake për zotin Gove dhe njeriun e sigurisë”

Duke u paraqitur në emision rreth 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar, zoti Gove tha se ishte “i kënaqur” që më në fund do ta realizonin bisedën së bashku me prezantuesin.

Një zëdhënës i BBC tha: “Na vjen keq që zoti Gove ishte ngecur në një nga ashensorët tanë, por jemi të lumtur që ai më vonë ishte në gjendje të merrte pjesë në intervistë.”/tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia