close
Vendi

Ministri Bujar Osmani pjesëmarrës në takimin dy ditor të NATO-s në Berlin

NATO–780×470

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Berlin.

Bisedimet do të fokusohen në pushtimin ushtarak rus të Ukrainës, implikimet e mundshme të luftës për aleatët, duke përfshirë rreziqet e sigurisë dhe mbrojtjen e ardhshme të NATO-s, si dhe samitin e ardhshëm të liderëve në Madrid.

Sipas deklaratës, në takim janë të ftuar të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të informojnë për zhvillimet e fundit, përfitimet dhe implikimet në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të ardhshëm të këtyre dy vendeve në Aleancë.

Në margjinat e takimit, sipas njoftimeve nga MPJ, ministri Osmani pritet të ketë takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba dhe Malit të Zi, Ranko Krivokapiq dhe pjesëmarrës të tjerë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia