close
Top LajmeVendi

MINISTRI EDMOND ADEMI NË CEREMONI KOMEMORATIVE PËR PRESIDENTIN ZHAK SHIRAK

edmond-ademi

Ministri i Diasporës, Edmond Ademi, i shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Francë, Jadranka Çausheska Dimov, si përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë nesër në Paris, në ceremoninë komemorative me rastin e vdekjes së ish presidentit francez Zhak Shirak, njoftohet nga zyra e shtypit të Qeverisë.

Presidenti Zhak Shirak, citohet në deklaratë, ishte një mik i madh i vendit tonë dhe përkrahës për të ardhmen tonë evropiane dhe euro-atlantike. Angazhimi i tij për Ballkanin e integruar ishte një mbështetje e rëndësishme politike në atë kohë. Si President i Francës në vitin 2005, ai e afirmoi mbështetjen për dhënien e statusit kandidat për vendin tonë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia